PD përtërihet në Bulevard/ Zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar, Julia Emiri folëse në…

PD përtërihet në Bulevard/ Zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar, Julia Emiri folëse në…

Pikat kryesore

  • E përzgjedhura e Sali Berishës për të drejtuar Këshillin Kombëtar demokrat për 4 vitet e ardhshme është një vajzë e re, aktore dhe aktiviste.
  • Julia Emiri fitoi me 207 vota garën përballë Silva Hasajt, por ndryshe nga rivalja e saj, Emiri ka dy foltore për të folur, një në PD dhe një në bulevard.
  • Emiri është shfaqur si një protestuese e rregullt në bulevard, aty ku me zë të lartë kërkohet burgosja e Berishës, madje aktorja ka patur mundësinë që të mbajë fjalime sa herë të dojë para qytetarëve.

PD ripërtërihet në bulevard. E përzgjedhura e Sali Berishës për të drejtuar Këshillin Kombëtar demokrat për 4 vitet e ardhshme është një vajzë e re, aktore dhe aktiviste. Julia Emiri fitoi me 207 vota garën përballë Silva Hasajt, por ndryshe nga rivalja e saj, Emiri ka dy foltore për të folur, një në PD dhe një në bulevard. Emiri është shfaqur si një protestuese e rregullt në bulevard, aty ku me zë të lartë kërkohet burgosja e Berishës, madje aktorja ka patur mundësinë që të mbajë fjalime sa herë të dojë para qytetarëve. Por duket se nuk është rastësi që mikrofoni i jepet në protestën e bulevardit, një personazhi shumë afër PD që tashmë shpërblehet edhe me postin e lartë të kryetares së Këshillit Kombëtar nga Sali Berisha. Dhe kjo tregon edhe evolucionin e të rinjve në politikën shqiptare. Julia Emiri nuk ka shumë dallim nga Marjana Koçeku, të dyja i bashkon bulevardi. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Nga kjo protestë s’mund të lindë një PD e re”, Balla: Nuk pranojmë në Kuvend mocionin me debat Jola Hysa “masakron” protestën/ Ish-sekretarja e PD: Helm e djallëzi, e rrezikshme për vendin! Rrëzohet kërkesa e PD për mocion/ Balla: Nuk pranojmë Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve

Lini një Përgjigje