Protestuesit rrethojnë Parlamentin, bllokohet dalja kryesore dhe deputetët me ministrat…

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, bllokohet dalja kryesore dhe deputetët me ministrat…

Pikat kryesore

  • Pas përfundimit të seancës plenare, ministrat e qeverisë dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë mbetur të izoluar në ambientet e Parlamentit.
  • Shkak është bërë lëvizja e një numri të madh protestuesish, të cilët janë ulur në tokë dhe kanë bllokuar plotësisht hyrje-daljen kryesore të godinës.
  • Me praninë e tyre, qytetarët kanë krijuar një kordon njerëzor që ka pamundësuar lëvizjen e automjeteve zyrtare.

Tensioni para Kuvendit është përshkallëzuar ndjeshëm. Pas përfundimit të seancës plenare, ministrat e qeverisë dhe deputetët e Partisë Socialiste kanë mbetur të izoluar në ambientet e Parlamentit. Shkak është bërë lëvizja e një numri të madh protestuesish, të cilët janë ulur në tokë dhe kanë bllokuar plotësisht hyrje-daljen kryesore të godinës. Me praninë e tyre, qytetarët kanë krijuar një kordon njerëzor që ka pamundësuar lëvizjen e automjeteve zyrtare. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë tentuar të hapin kalimin dhe të largojnë protestuesit nga rruga. Por ata janë përballur me kundërshtim të fortë nga qytetarët, të cilët kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar të qëndrojnë të ulur në asfalt, duke brohoritur njëzëri kundër qeverisë.

Lini një Përgjigje