Pikat kryesore
- Futbollistja e madhe e Barcelonës, Aitana Bonmati, nuk luajti dot në finalen që vlente titullin në Ligën e Kombeve për femra, e megjithatë Spanja nuk diskutoi asgjë përballë Gjermanisë.
- Pas barazimit 0-0 të finales së parë në Kaizerslautern, të zonjat e shtëpisë triumfuan thellë 3-0 në stadiumin “Uanda Metropolitano” të Atletikos në Madrid.
- Klaudia Pina dhe Viki Lopez ishin autoret e golave, përkatësisht në minutat 61, 74 e 68, dhe “Furitë e Kuqe” patën epërsi, duke merituar trofeun.
Ylli më i madh mungoi, por asgjë nuk mund t’i pengonte. Futbollistja e madhe e Barcelonës, Aitana Bonmati, nuk luajti dot në finalen që vlente titullin në Ligën e Kombeve për femra, e megjithatë Spanja nuk diskutoi asgjë përballë Gjermanisë. Pas barazimit 0-0 të finales së parë në Kaizerslautern, të zonjat e shtëpisë triumfuan thellë 3-0 në stadiumin “Uanda Metropolitano” të Atletikos në Madrid. Klaudia Pina dhe Viki Lopez ishin autoret e golave, përkatësisht në minutat 61, 74 e 68, dhe “Furitë e Kuqe” patën epërsi, duke merituar trofeun. Të besuarat e trajneres Sara Bermudez patën 58 për qind zotërim topi, bënë dyfishin e gjuajtjeve, 14 ndaj 7, ndërsa goditjet në portë ishte 6-2, ndërsa mbi 55 800 tifozë ishin padyshim të lumtur. Ishin 55 843 spektatorë në tribuna, një rekord për kombëtaren e femrave në vendin e saj. Të dalluara përveç shënueseve të golave, ishin edhe Xheni Hermoso, Mariona Kaldentei, Ona Batje apo Aleksia Putejas. Spanja është kampione e botës në fuqi, ndërsa e mbrojti titullin e fituar në 2024 në konkurrimin e ri të UEFA-s. Pas shumë viteve sundimi të Gjermanisë, Norvegjisë, Anglisë e Suedisë në Europë si dhe SHBA-ve e Japonisë në rang botëror, është radha e “Furive të Kuqe”. Ky ishte një revansh dhe një ngushëllim I rëndësishëm pas humbjes së finales së Kampionatit Europian përballë Anglisë pas penalltive. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Rekordi i kampionëve të Europës/ Spanja arrin Italinë me 31 ndeshje radhazi pas asnjë humbje Spanja do të kërkojë heqjen e ndryshimeve të orës në BE nga viti 2026 Italia largon “fantazmat”/ Të kaltërit mundën 3-0 Izraelin, më parë rikthimit në “Botëror”