SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të…

SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të…

Pikat kryesore

  • Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për seancën e fundit plenare dhe përleshjen e opozitës me gardën.
  • Dyrnjaja tha se SPAK po i jep opozitës shumë dhurata, me goditjet e fundit ndaj mazhorancës, por opozita nuk i shfrytëzon dot pasi janë “të mjerueshëm”.
  • “Nuk e di pse mu asociuan pamjet me ata të deputetëve ukrainas kur i futën në kazanët e plehrave, por këta grinden me veten e vet.

Denis Dyrnjaja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për seancën e fundit plenare dhe përleshjen e opozitës me gardën. Dyrnjaja tha se SPAK po i jep opozitës shumë dhurata, me goditjet e fundit ndaj mazhorancës, por opozita nuk i shfrytëzon dot pasi janë “të mjerueshëm”. “Nuk e di pse mu asociuan pamjet me ata të deputetëve ukrainas kur i futën në kazanët e plehrave, por këta grinden me veten e vet. Duket sikur po merren vetëm me veten, kanë një lloj izolimi, frustrimi, protesta nuk po arrin qëllimin. Megjithatë revolta është e nevojshme sepse tregon që gjërat nuk janë në rregull. Berisha është në habitatin e vet. Pjesa qesharake është që opozita po flet me shumë vonesë, u desh të fliste SPAK-u, që pastaj të fillonte opozita të fliste për Ergys Agasin. SPAK po i çon peshqesh politik opozitës, të cilën nuk po di ta përdorë. Opozita duhet ta kthente në bonus. Të kthesh sot në refren Endri Shabanin, duket qesharake, i jep peshë njërit si Shabanit, që bën këtë gjestin… Opozita më duket e mjerushme, me gjithë këto bonuse që ka nga SPAK”, tha Dyrnjaja.

Lini një Përgjigje