Pikat kryesore
- Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama foli edhe për raportin e tij me babain.
- Ai u shpreh se pavarësisht se ai kishte autoritet, nuk i ka ndikuar asnjëherë në mendime.
- “Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që mendo si mendoj unë”, tha Rama.
Gjatë intervistës për emisionin “Opinion” në Tv Klan, kryeministri Edi Rama foli edhe për raportin e tij me babain. Ai u shpreh se pavarësisht se ai kishte autoritet, nuk i ka ndikuar asnjëherë në mendime. “Tim eti i detyrohem një gjë shumë të madhe që pavarësisht se ishte një njeri me autoritet nuk e ushtronte asnjëherë autoritetin e tij për të të thënë që mendo si mendoj unë”, tha Rama. Ai rrëfeu se është rritur edhe me gjyshen dhe se ka qenë shumë i lidhur me të. “Ne ishim në një shtëpi ku unë dhe gjyshja faktikisht flinim në një dhomë. Ishte një dhomë e vogël dhe kishim dy krevatë. Unë zgjohesha me gjyshen, flija me gjyshen. Dëgjoja gjyshen nga mëngjesi”, tha Rama. Nuk la pa treguar edhe një nga gjërat që ia ka thënë gjyshja dhe që e mban si pikë referimi për veten e tij.