Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

Gazetari: Osmani u bë problematike për Kurtin kur u afrua me Donald Trump

Pikat kryesore

  • Gazetari Egon Loli deklaroi se Vjosa Osmani u bë problematike për Albin Kurtin pasi u afrua me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Richard Grenell.
  • “Mbase për kryeministrin Albin Kurti, Vjosa Osmani mund të ishte një kandidate e mirë për Presidente, parë edhe nga fakti që ata shpesh të dy kanë luajtur këtë rolin “bad cop, good cop”, pra polici i mirë, polici i keq.
  • Gazetari shtoi se Osmani “kishte edhe një afrim joinstitucional me kryeministrin e Shqipërisë”.

Gazetari Egon Loli deklaroi se Vjosa Osmani u bë problematike për Albin Kurtin pasi u afrua me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Richard Grenell. “Mbase për kryeministrin Albin Kurti, Vjosa Osmani mund të ishte një kandidate e mirë për Presidente, parë edhe nga fakti që ata shpesh të dy kanë luajtur këtë rolin “bad cop, good cop”, pra polici i mirë, polici i keq. Është një logjikë e kuptueshme kjo dhe e pranueshme. Por, për mua personalisht, Osmani filloi të bëhej shumë problematike me afrimet e saj me Richard Grenell dhe me Presidentin Donald Trump, në kuptimin e Bordit të Paqes në raport me Gazën”, tha Loli në një lidhje direkte me studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN. Gazetari shtoi se Osmani “kishte edhe një afrim joinstitucional me kryeministrin e Shqipërisë”. Ndërsa ambasadori Nesho theksoi: “Sigurisht që ka patur mosbesim mes të dyve. Në këtë ndryshim të strukturës në rendin ndërkombëtar, marrëdhëniet e saj personale me Presidentin e Amerikës ishin të nevojshme”.

Lini një Përgjigje