PD e thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, nesër skadon afati për ‘rivalët’ e Berishës

PD e thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, nesër skadon afati për ‘rivalët’ e Berishës

Pikat kryesore

  • Të enjten në orën 12:00 është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për garën për kreun e PD-së që zhvillohet më 23 maj.
  • Sipas udhëzimit, përveç integritetit të figurës kandidati duhet të ketë patur dhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD.
  • Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare.

Të enjten në orën 12:00 është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për garën për kreun e PD-së që zhvillohet më 23 maj. Sipas udhëzimit, përveç integritetit të figurës kandidati duhet të ketë patur dhe një angazhim të paktën 10-vjeçar në PD. Po ashtu, kërkohet eksperiencë drejtuese në nivel kombëtar ose rajonal në beteja politike dhe për çështje qytetare. Deri më tani kandidati i vetëm që është konfirmuar është Sali Berisha i cili synon të drejtojë PD edhe për 4 vitet e ardhshme. Ndërkohë, më 30 maj demokratët do të mbledhin Kuvendin Kombëtar, për të diskutuar mbi aksionet e PD-së dhe ndryshimet në strukturat e saj.

Lini një Përgjigje