Pikat kryesore
- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, duke kërkuar në total 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehur.
- Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar dhe akuzat bazohen edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC.
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur “Revanshi”, duke kërkuar në total 127 vite e 6 muaj burg për 12 të pandehur. Çështja është trajtuar me gjykim të shkurtuar dhe akuzat bazohen edhe në komunikimet e zbërthyera nga aplikacioni i koduar SKY ECC. Dënimet e kërkuara nga SPAK: Astrit Avdyli – 15 vite burg (zbret në 10 vite) Emiljano Shullazi – 15 vite burg (zbret në 10 vite) Naim Stafuka – 9 vite burg (zbret në 6 vite) Blerim Abazi – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite) Besian Xhixha – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite) Enver Diva – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite) Robert Laçi – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite) Gjergj Cukali – 10.6 vite burg (zbret në 7 vite) Viktor Imeraj – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite) Satilno Basho – 10 vite burg (zbret në 6.8 vite) Miri Bruli – 9 vite burg (zbret në 6 vite) Xhelal Rraja – 9 vite burg (zbret në 6 vite) Akuzat kryesore që ngre SPAK për personat në gjykim të dosjes “Revanshi” janë për “Sigurim kushtesh për kryerjen e vrasjeve”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.