Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, ka njoftuar se ka zhvilluar vizitë në Rubofc.
Buja ka njoftuar se me banorët e këtij fshati kanë diskutuar për sfidat me të cilat përballen ata.
Buja ka treguar edhe se ajo që e gëzon atë më së shumti është pjesëmarrja aktive e grave dhe të rinjve në këtë bashkëbisedim.
Ditën e sotme e përmbyllëm me kafen e mbrëmjes në Rubofc, së bashku me banorët e këtij fshati mikpritës.
Në shoqëri të Agronit, kandidatit tonë për Kuvend Komunal, bashkëbiseduam hapur për sfidat me të cilat përballen banorët e Rubofcit dhe Kojskës, si dhe për rolin që komuna ka në tejkalimin e tyre.
Ajo që më gëzon më së shumti është pjesëmarrja aktive e grave dhe të rinjve në këtë bashkëbisedim, të cilët po tregojnë vendosmërinë për të qenë pjesë e ndryshimeve pozitive në komunën tonë.
Kica-Xheli: VV t’i përgjigjet qytetarëve pse e urren patologjikisht Kushtetutën Imri Ahmeti zhvillon vizitë në Shalë: Qytetarët po na përkrahin e po na vlerësojnë punën dhe vizionin tonë për Lipjanin Largimi i pushuesve nga Kosova prej Velipojës e Shëngjinit, krijohet trafik i rënduar në Rrugën e Kombit