Kica-Xheli: VV t’i përgjigjet qytetarëve pse e urren patologjikisht Kushtetutën

Kica-Xheli: VV t’i përgjigjet qytetarëve pse e urren patologjikisht Kushtetutën Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se Vetëvendosja e Albin Kurti duhet t’i përgjigjet qytetarëve të Kosovës pse e ‘‘urren patologjikisht’’ Kushtetutën dhe Kosovën bashkë me të.

Ajo ka thënë edhe se Kosova është ajo që dobësohet kur Kushtetuta trajohet si ‘’paçavër’’ e jo Serbia.

E pastaj ta shohim qeverinë e cilit shtet po e votojnë dhe me cilën Kushtetutë, meqë e Republikës së Kosovës nuk po u pëlqen”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës e shpalli Kosovën SHTET TË PAVARUR.

E VV-ja e Kurtit duhet t’u përgjigjet qytetarëve të Kosovës pse e urren patologjikisht këtë Kushtetutë dhe Republikën bashkë me të.

Pse e shkeli mbi 10 herë në qeverisje; pse e shkeli mbi 50 herë me insistimin për komision të fshehtë; pse po e shkel sot për një serb që më shumë e pa të arsyeshme t’a mbronte Kushtetutën e Serbisë teksa e shkel të Kosovës; dhe pse po insiston ta shkelë prapë duke u mbledhur për votim të qeverisë pa konstituim – vetëm për t’a bllokuar shtetin.

Veçse, gënjeshtrat e llojit “për ta hequr Listën Serbe nga kryesia” mos të na shesin, sepse e vetmja forcë që dobëson ata është respektimi i shtetit që ata nuk e njohin, dhe zhbllokimi i gjithë Republikës për një pozitë edhe ashtu pa ndonjë funksion madhor.

Duke e trajtuar Kushtetutën si paçavër nuk e dobëson Serbinë, por Kosovën.

E pastaj ta shohim qeverinë e cilit shtet po e votojnë dhe me cilën Kushtetutë, meqë e Republikës së Kosovës nuk po u pëlqen.

Kica-Xheli: VV t’i përgjigjet qytetarëve pse e urren patologjikisht Kushtetutën Imri Ahmeti zhvillon vizitë në Shalë: Qytetarët po na përkrahin e po na vlerësojnë punën dhe vizionin tonë për Lipjanin Largimi i pushuesve nga Kosova prej Velipojës e Shëngjinit, krijohet trafik i rënduar në Rrugën e Kombit

Lini një Përgjigje