Pikat kryesore
- “Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve.
- Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE…” , tha ai.
- Gonzato theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke e konsideruar atë si investimin më të sigurt për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit.
Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në aktivitetin për çeljen e Javës së Evropës, tha se Shqipëria, si një vend kandidate për t’u anëtarësuar në BE, po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar, por theksoi se, “ s’ka rrugë të shkurtra drejt anëtarësimit”. “Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE…” , tha ai. Gonzato theksoi rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri, duke e konsideruar atë si investimin më të sigurt për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit dhe rajonit. “Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim” , deklaroi ai. Gonzato: Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që Europa të qëndrojë si një shtyllë e fortë stabiliteti, siguria e Europës është siguria jonë e përbashkët, për më tepër që Shqipëria, si një shtet që aspiron të bëhet anëtare e ardhshme e BE-së, është pjesë e rëndësishme e sigurisë së Europës. Paqja nuk është falas, ajo duhet mbrojtur çdo ditë, këtë kemi bërë ne që nga dita e parë e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Forcimi i shtetit të së drejtësi në Shqipëri është investimi më i sigurt për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit dhe rajonit. Jam e sigurt se Shqipëria ka kapacitetin që të arrijë këtë qëllim. Nuk mund të ketë rrugë të shkurtra të anëtarësimit, as shmangie të kritereve. Dua të jem i fokusuar në përmbushjen e të gjitha standardeve të Shqipërisë në BE… Jam shumë i emocionuar për të parë këto interpretime. Unë jam krenar që përfaqësoj që përfaqësoj BE dhe jam krenar për gjithçka përfaqëson BE-ja.