“Lista Serbe ka qëllime sabotazhi, agresioni dhe terrorizmi, dhe nuk përfaqëson serbët e Kosovës”

Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb po shihet si çështje më shumë kombëtare sesa partiake.

Analistët thonë se Lista Serbe nuk ka më mbështetje të plotë, prandaj partitë politike duhet të gjejnë zgjidhje brenda deputetëve serbë që janë pjesë e kuvendit.

Politologu Dorajet Imeri ka komentuar procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.

Ai kujtoi se në vitin 2022, LVV kishte votuar Simiqin, pasi në atë kohë të gjitha ulëset e serbëve i takonin Listës Serbe, gjithashtu sipas tij, atëbotë nuk kishte kryer sulmi terrorist në Banjskë.

Ai theksoi se fakti që Lista Serbe ka vetëm nëntë vota në Kuvend, tregon mungesën e përkrahjes politike, duke shtuar se kjo nuk është diskriminim, por kërkim i një figure të pranueshme.

Ndërsa analistja Fatime Hajdari tha se vendimmarrja për këtë pozitë duhet të bëhet duke u udhëhequr nga interesi i Republikës së Kosovës.

“Nuk mund të ketë mbrojtje të interesit të Kosovës nëse i krijohet hapësirë Listës Serbe.

Ky është momenti kur secili deputet duhet të marrë përgjegjësi politike për shtetin e vet, përtej interesave të ngushta partiake, thotë Hajdari.

Ajo theksoi se Kosova ka krijuar privilegje të veçanta për komunitetin serb, më shumë se çdo vend tjetër, duke treguar gatishmërinë për barazi dhe integrim./RTK *Alergjia është një lloj reagimi ndryshe i trupit ndaj substancave që për shumë njerëz janë komplet të

Lini një Përgjigje