Pikat kryesore
- Vëmendja në “Ferma VIP” vijon të jetë e përqendruar te Fabjola Elezaj, pas incidentit të bujshëm ku përdori fjalor të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani.
- Ndërkohë që ajo ndodhet e vetme në një televotim penalizues dhe pritet një vendim përfundimtar nga publiku, një tjetër moment i saj brenda shtëpisë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
- Në një video të shkëputur së fundmi nga kamerat e formatit, Ola shfaqet në ambientet e përbashkëta të shtëpisë, teksa sheh drejt e në lente.
Vëmendja në “Ferma VIP” vijon të jetë e përqendruar te Fabjola Elezaj, pas incidentit të bujshëm ku përdori fjalor të papërshtatshëm ndaj moderatores Arbana Osmani. Ndërkohë që ajo ndodhet e vetme në një televotim penalizues dhe pritet një vendim përfundimtar nga publiku, një tjetër moment i saj brenda shtëpisë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Në një video të shkëputur së fundmi nga kamerat e formatit, Ola shfaqet në ambientet e përbashkëta të shtëpisë, teksa sheh drejt e në lente. Ajo vendos kapuçin e xhupit të saj të zi dhe fillon të bëjë disa mimika të çuditshme e të ndryshojë shprehitë e fytyrës, të shoqëruara me buzëqeshje të lehta dhe shikime që ngjajnë sfiduese. https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2026/05/SaveClip.App_AQP1hbN5sc2UEn4x8puI7oz15SIuJg2nmo020XnJbC3mg_XkyESzySk7kPqF5rmCtLbuKaX-gp0aG5Fmvf-hEqh1wSYzdpdh28U6fvo.mp4 Këto gjeste kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjet. Në një moment kur situata e saj në garë është mjaft kritike, këto veprime janë interpretuar nga një pjesë e audiencës si një shfaqje moskokëçarjeje apo ironie. Mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo sjellje në vendimin e publikut në spektaklin e radhës.