Pikat kryesore
- Në letër theksohet se shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë pakicën kombëtare dhe gjuhësore autoktone dhe të vetmen jo-sllave, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe identitetin e vendit për shekuj me radhë.
- “Megjithatë, përfaqësimi politik i shqiptarëve ende varet nga një prag elektoral dhe fragmentimi i votave, pa asnjë garanci kushtetuese apo ligjore.
- Një zgjidhje e tillë nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe paraqet një burim të vazhdueshëm të paqëndrueshmërisë politike”, thuhet në reagimin e Forumit Shqiptar.
string(66) “shqiptaret-e-malit-te-zi-kerkojne-vende-te-garantuara-ne-parlament” Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë vende të garantuara në Parlament Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Malit të Zi dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, në emër të shqiptarëve në Mal të Zi, u ka dërguar një letër ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian në Podgoricë, duke kërkuar që përfaqësuesit e kësaj pakice të kenë vende të garantuara në Parlamentin malazez. Në letër theksohet se shqiptarët në Mal të Zi përbëjnë pakicën kombëtare dhe gjuhësore autoktone dhe të vetmen jo-sllave, e cila ka kontribuar në zhvillimin dhe identitetin e vendit për shekuj me radhë. Forumi Shqiptar njoftoi se i ka dërguar letër të gjitha ambasadave të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, delegacionit të BE-së në Mal të Zi, si dhe ambasadorëve të vendeve partnere – SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Shqipërisë dhe Kosovës – lidhur me “njërën nga çështjet kyçe të zhvillimit demokratik të Malit të Zi: sigurimin e përfaqësimit adekuat dhe të qëndrueshëm politik të popujve pakicë, veçanërisht të komunitetit shqiptar”. “Megjithatë, përfaqësimi politik i shqiptarëve ende varet nga një prag elektoral dhe fragmentimi i votave, pa asnjë garanci kushtetuese apo ligjore. Një zgjidhje e tillë nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe paraqet një burim të vazhdueshëm të paqëndrueshmërisë politike”, thuhet në reagimin e Forumit Shqiptar. Ata theksojnë se praktika evropiane “tregon shembuj të qartë”. Në Slloveni, pakicat italiane dhe hungareze – që së bashku përbëjnë më pak se 0.5% të popullsisë – kanë secila nga një vend të garantuar në parlament dhe të drejtë vetoje për ligjet që prekin të drejtat e tyre (neni 64 i Kushtetutës); ndërsa në Kroaci, pakica serbe me rreth 4.4% të popullsisë gëzon tre mandate të garantuara, kurse të gjitha pakicat e tjera kanë edhe pesë vende shtesë. “Prandaj, në shtetet anëtare të BE-së, edhe komunitetet më të vogla kanë mbrojtje institucionale të fortë dhe përfaqësim të sigurt politik”. thuhet më tej në deklaratë. “Përfaqësimi i tyre është reduktuar në një rezultat kalkulimesh zgjedhore, që nuk pasqyron peshën e tyre demografike dhe historike, e as standardet evropiane që Mali i Zi synon t’i arrijë”, përfundon letra e Forumit Shqiptar. Ata propozojnë që, përmes ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor, shqiptarëve t’u sigurohen të paktën katër mandate të garantuara parlamentare në Kuvend, si dhe e drejta e vetos nga shumica e deputetëve shqiptarë për ligjet dhe aktet që rregullojnë drejtpërdrejt të drejtat dhe liritë e pakicave. Tri organizata evropiane të medieve letër Kurtit rreth buxhetit të RTK-së Rritjet e pagave në Zvicër do të jenë të kufizuara në vitin 2026 Hamiti: Kosova të dalë nga kurthi populist i Kurtit, s’është demokrat e përbuzë shtetin- qytetarët ta refuzojnë atë Muharremi: Nëse Konjufca nuk bëhet kryeministër, vendimi i Osmanit do të jetë i rrezikshëm për Kosovën A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë? Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë vende të garantuara në Parlament