Pikat kryesore
- string(48) “i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ende-ne-arrati” I dyshuari për vrasjen e dyfishtë ende në arrati Dy vëllezër janë vrarë në paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Golluboc të Malishevës.
- I dyshuari është nga Drenasi dhe ai ka arritur që të ikte nga vendi ku edhe kreu krimin.
- “Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.
string(48) “i-dyshuari-per-vrasjen-e-dyfishte-ende-ne-arrati” I dyshuari për vrasjen e dyfishtë ende në arrati Dy vëllezër janë vrarë në paraditen e kësaj të enjteje në fshatin Golluboc të Malishevës. I dyshuari është nga Drenasi dhe ai ka arritur që të ikte nga vendi ku edhe kreu krimin. “Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës. Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin, deri tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit”, ka thënë Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës. Ndërsa drejtori i policisë, Lumni Graishta, tha se motivet e para dyshohet të jetë një mosmarrëveshje. “Është raportuar një rast për vrasje të dyfishtë. Viktimat janë dy vëllezër po nga i njëjti fshat, i dyshuari është nga një fshat i Drenasit, ndërsa motivet janë nga një mosmarrëveshje. Arma është gjetur në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arratisur”, tha Graishta. Tri organizata evropiane të medieve letër Kurtit rreth buxhetit të RTK-së Rritjet e pagave në Zvicër do të jenë të kufizuara në vitin 2026 Hamiti: Kosova të dalë nga kurthi populist i Kurtit, s’është demokrat e përbuzë shtetin- qytetarët ta refuzojnë atë Muharremi: Nëse Konjufca nuk bëhet kryeministër, vendimi i Osmanit do të jetë i rrezikshëm për Kosovën A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë? Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë vende të garantuara në Parlament