Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

Pse PD do ta shtyjë hyrjen në fuqi të marrëveshjes ushtarake me SHBA?

Pikat kryesore

  • Partia Demokratike bëri betejë në Kuvend, gjatë diskutimit të marrëveshjes ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, për një hua shtetërore që kalon 300 milionë dollarët amerikanë.
  • Sali Berisha, si dhe drejtuesit e tjerë të PD-së, kanë thënë se nuk janë kundër marrëveshjes me SHBA-në, por sipas tyre nuk është e rregullt procedura e përshpejtuar e futjes në rend të ditës dhe miratimit të saj.
  • Me një fjalë PD, nga ajo që ka thënë publikisht nuk e ka me përmbajtjen, por me formën, me procedurën, me rregullin.

Partia Demokratike bëri betejë në Kuvend, gjatë diskutimit të marrëveshjes ushtarake ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-së, për një hua shtetërore që kalon 300 milionë dollarët amerikanë. Sali Berisha, si dhe drejtuesit e tjerë të PD-së, kanë thënë se nuk janë kundër marrëveshjes me SHBA-në, por sipas tyre nuk është e rregullt procedura e përshpejtuar e futjes në rend të ditës dhe miratimit të saj. Me një fjalë PD, nga ajo që ka thënë publikisht nuk e ka me përmbajtjen, por me formën, me procedurën, me rregullin. Ky spartanizëm institucional i opozitës, natyrisht do të ishte marrë ndryshe nëse nuk njihet historiku politik i axhendave që i përmend përditë. Gjithsesi, Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, e dërgoi rastin në Kushtetuese, duke mbajtur si argument procedurën, jo përmbatjen. Edhe mediat pranë PD-së, në argumentimin e tyre thanë se Edi Rama po e përdor marrëveshjen ushtarake me SHBA, si një justifikim për të sulmuar opozitën. Me fjalë të tjera, PD i ka kërkuar Kushtetueses që të shprehet për mënyrën se si qeveria apo mazhoranca sillet në seancë plenare me një akt ndërqeveritar. Kur nga ana tjetër për aktin, ka thënë se nuk është kundër. Me miratimin e Marrëveshjes Ushtarake me SHBA-në nga Kuvendi, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, e ka dekretuar ligjin, çka juridikisht akti është në rrugën për tu bërë operativ në hyrjen në fuqi.

Lini një Përgjigje