Pikat kryesore
- Ku me arsye një actor politik shikon me shpresë se një zhvillim problematic tek kundërshtarët mund të sjellë një reaksion që të gërryejë koherencën politike të elektoratit karshi qeverisë e Partisë Socialiste.
- Krejt në rregull, nëse shikohet nga aspekti i një vëzhguesi, që i ulur në ballkonin e tij, ndjek me kërshëri sherrin në nahinë përballë e gëzohet në përleshjet e tyre.
- Por në rrafshin politik, ka shumë gjasa që të kemi të bëjmë me një boomerang të pastër politik.
Gazmend Bardhi, në një postim të tijin silurues ndaj Edi Ramës, shkruante sot se edhe socialistët e bashkive të shkrira, duke ju referuar aktit demonstrative të Poliçanit u bënë flamingo, duke e parë këtë ngjarje me ngazëllim politik. Ku me arsye një actor politik shikon me shpresë se një zhvillim problematic tek kundërshtarët mund të sjellë një reaksion që të gërryejë koherencën politike të elektoratit karshi qeverisë e Partisë Socialiste. Krejt në rregull, nëse shikohet nga aspekti i një vëzhguesi, që i ulur në ballkonin e tij, ndjek me kërshëri sherrin në nahinë përballë e gëzohet në përleshjet e tyre. Por në rrafshin politik, ka shumë gjasa që të kemi të bëjmë me një boomerang të pastër politik. Nuk ka asnjë dyshim që revolta e nisur dhe që do të marrë ca kohë e bashkive të hequra nga ky status, është një process politik. Një proces, madje i fortë, ku aktorët politikë që drejtojnë bashkitë e hequra nga lista, së bashku me grupet që i përkrahin po e udhëheqin me një dinamizëm të fortë. Siç ndodhi sot, këtij procesi i janë afruar edhe deputetë të mazhorancës, duke u bashkëngjitur me votuesit e tyre, apo aktivistët e PS-së në këto qendra urbane që kanë nisur protestën. Ky është një proces politik, që do të ketë dinamikën e tij; debat, negocim, ndoshta kompromis apo përplasje. Ka shumë gjasa që të ketë edhe thyrje të forta. Që do të thotë, se mund të ikin nga PS-ja e Edi Ramës, e do të kërkojnë përfaqësim diku tjetër; ose tek komuniteti aktual i opozitës, ose diku tjetër. I gjithë ky proces është krejt dialektik, pasi kemi të bëjmë me interesa, të cilat diku do të kërkojnë të përfaqësohen e të trajtohen. “Flamingot socialiste”, siç shprehet Gaz Bardhi, nuk dolën si papandehur në Poliçan, ata i kishim edhe në revolucionin e madh që shpërtheu në qershor. Flamingot, në shumicën e tyre, politikisht nuk janë nga nahija politike e Partisë Demokratike, pasi edhe qendrat nevralgjike që përgatitën, mbështetën dhe financuan revolucionin synonin pikërisht zënien mat të mbretit, nëpërmjet lëvizjeve kaotike të oficerëve e torrave të pakënaqura. Por ndërsa Edi Rama, ka bërë politikë që në ditën e parë të flamingove, madje mund të konsiderohet një betejë reale me të gjitha komponentët e saj, opozita e Gaz Bardhit dhe e Sali Berishës, ka qenë krejt jashtë lojë. Deri në ditën, kur flamingot kur thotë Edi Rama, fluturuan, e në revolucion zbritën “demokratët e Bushatit dhe Mamurrësit”. PS e ka lëshuar kartën e vet për reformën territoriale, duke e ditur se çfarë do të sjellë. Por duket se mazhoranca e ka marrë përsipër rriskun por edhe qarin, kur draftin do ta çojë në Kuvend për të marrë 84 votat e duhura. Ndërkohë PD-ja, ende nuk del në fushë me variantin e vet real të një kundërpropozimi mbi bashkitë e reja, një studim me peshë dhe i menduar nga ekspertët e saj, të cilin, ta hedhë në debatin publik, t’ja përplasë në fytyrë mazhorancës, si dhe ta adresojë tek ndërkombëtarët. Që deri në ditën kur të nisë debate parlamentar për ta miratuar apo jo variantin e PS-së, opinion të dijë ekzaktësisht se çfarë mendon Partia Demokratike dhe cilat janë argumentet e saj. Me një fjalë, opozita të bëjë politikë reale, e jo siç bën vazhdimisht duke nxjerrë përditë nga një “kauzë” nga tituj bombastik që përdoren si bombë tymuese. Të cilat mund të trazojnë ekuilibrin politik të mazhorancës, por kjo ka shumë pak rëndësi. Ajo që njerëzit kanë më shumë interes të dijnë, është se kush është ekipi i partive të opozitës që do të kandidojë për kryetarë bashkish në vitin e ardhshëm. Duke nisur së pari nga Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Korça, Elbasani, etj etj. Pastaj, do të vijmë sërish që pak ditë para zgjedhjesh të dalin kandidatët nga sqetullat e doktorit, që zhurmë e tym mund të sjellë goxha, por jo politikë, e ajo që është më e rëndësishmja as shpresë se po gatuhet një grup njerëzish që të përballen me mazhorancën e Edi Ramës. Duke bërë politikë…