Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE Liderët politikë të stampës shelbuese

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE Liderët politikë të stampës shelbuese

Pikat kryesore

  • Liderët politikë të stampës shelbuese, jo vetëm në Shqipëri, e kanë zakon të lançojnë sllogane misionarësh të tipit “për një Botë e re”, “për një Fillim i ri”, “për një Rilindje”, e tjerë.
  • Kur vinë në pushtet pushtohen nga sindroma e vitit zero, sikur me ta nis koha, misioni, historia.
  • Në përballje me dështimin dhe të pamundurën për të bërë atë që kanë fantazuar përfundojnë në tiranë kur sundojnë në regjimet e mbyllura njëpartiake.

Liderët politikë të stampës shelbuese, jo vetëm në Shqipëri, e kanë zakon të lançojnë sllogane misionarësh të tipit “për një Botë e re”, “për një Fillim i ri”, “për një Rilindje”, e tjerë. Kur vinë në pushtet pushtohen nga sindroma e vitit zero, sikur me ta nis koha, misioni, historia. Në përballje me dështimin dhe të pamundurën për të bërë atë që kanë fantazuar përfundojnë në tiranë kur sundojnë në regjimet e mbyllura njëpartiake. Në autokratë të korruptuar në regjimet kinse demokratike. Jo vetëm në kuptimin e pasurimit abuziv në shkelje të ligjeve, por edhe të shkelmimit të parimeve dhe vlerave që është forma më e lartë e korruptimit moral. Trajektorja e këtij procesi kërkon shumë faqe të shpjegohet. Në hapësiren e një shkrimi si ky mund të thuhet vetëm kaq: E keqja ka qënë paralajmëruar nga mendësia e liderëve të tillë para së të vinin në pushtet. Fjala përdridhet, maskohet. Mendësia jo. Mendësia si një tërësi mjetesh e formash të komunikimit nepër lloj-lloj detajesh. Veç kush është i verbër nga mendja nuk e vë re. Shqipëria e Re, deviza e bukur e protestës epike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ka veçorinë se, në ngjashmëri me slloganin “ E duam Shqipërinë si gjithë Europa” të Lëvizjes sudentore të dhjetorit 1990, ka lindur si pagëzim shpirtëror dhe gjenuin i një mase shumë të madhe njerëzish. Si e tillë, ajo i ka shanset të shmangë reminishencat me zakonet e këqija të opozitarizmit irracional, prokurorial, shabllonist, të varfër në fjalor, të zbrazur në ide, ngarkuar me grimasa, shëmtia vetë. Në fakt, ashtu si komunizmi mundet me një mendim më të lartë dhe jo me antikomunizëm dekarativ, siç pat thënë Abaz Jermeni pas patakjes që përjetoi kur pa plojën e zgjedhjeve të 26 majit 1996, edhe lufta kundër establishmentit Berisha-Rama është efikase duke dëshmuar epërsi në çdo pikpamje ndaj tij. E kemi parë në fakt në mjaft fjalime të rinjsh e të rejash, por edhe të moshave më të rritura në protestën epike në bulevard-njerëz të mirëshkolluar, të lirë, të fortë, etikë, argumemtues, që bëjnë kontrast me mitingashët e stampës së vjetër.

Lini një Përgjigje