Pikat kryesore
- Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë kishte pak rëndësi në aspektin e rezultatit, pasi të dy skuadrat e kanë njohur fatin e tyre në kualifikueset e Botërorit 2026.
- Por për Federatën Shqiptare të Futbollit ka pasur një rëndësi shumë të madhe.
- Pjesa tjetër administrohen direkt nga institucioni i futbollit pa u nxjerrë në treg dhe sigurisht edhe prej tyre ka të ardhura kolosale.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë kishte pak rëndësi në aspektin e rezultatit, pasi të dy skuadrat e kanë njohur fatin e tyre në kualifikueset e Botërorit 2026. Por për Federatën Shqiptare të Futbollit ka pasur një rëndësi shumë të madhe. Me një llogari të thjeshtë duke u bazuar mbi çmimet për sektorë dhe kapacitetin që kanë sektorë të ndryshëm që nxirren zakonisht në shitje nga FSHF, sipas përllogaritjeve të “Panorama Sport”, rezulton se janë arkëtuar rreth 169,498,000 lekë. Pjesa tjetër administrohen direkt nga institucioni i futbollit pa u nxjerrë në treg dhe sigurisht edhe prej tyre ka të ardhura kolosale. Kaq mjafton për ta bërë këtë ndeshjen më të kushtueshme të historisë së futbollit në vendin tonë me diferencë të thellë nga çdo ndeshje tjetër