Një Bayern “total”/ Bavarezët arrijnë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë

Një Bayern “total”/ Bavarezët arrijnë edhe në finalen e Kupës së Gjermanisë

Pikat kryesore

  • Bajerni është mësuar me trofetë, por tepër rrallë është fituar gjithçka në një sezon të vetëm.
  • Duket se këtë edicion, skuadra e trajnerit Vinsent Kompani do t’ia dalë në gjithçka pasi arriti edhe në finalen e Kupës.
  • Pak ditë pasi siguroi matematikisht titullin kampion në Gjermani, bavarezët triumfuan fare lehtë 2-0 në Leverkusen në gjysmëfinale të konkurrimit të dytë më të rëndësishëm në vend.

Ia doli në vitin e bekuar 2013. Bajerni është mësuar me trofetë, por tepër rrallë është fituar gjithçka në një sezon të vetëm. Duket se këtë edicion, skuadra e trajnerit Vinsent Kompani do t’ia dalë në gjithçka pasi arriti edhe në finalen e Kupës. Pak ditë pasi siguroi matematikisht titullin kampion në Gjermani, bavarezët triumfuan fare lehtë 2-0 në Leverkusen në gjysmëfinale të konkurrimit të dytë më të rëndësishëm në vend. Duke llogaritur që gjigandët nga Mynihu janë edhe në gjysmëfinale të Championsit, mundësia është të realizohet ajo që bëri ekipi I madh I trajnerit Jup Hajnkes në 2013, me yjet si Riberi, Roben, Lahm, Kros, Shvajnshtajger e të tjerë. Golat në Leverkusen u shënuan nga Kejn në 22’ dhe Diaz fare në fund. Kejn ka 52 gola këtë sezon, në 44 ndeshje të luajtura, duke qenë padyshim sulmuesi më I mirë në Europë e në botë. Nga këta 7 janë në Kupë, dhe kapiteni I Anglisë duket se ka një dashuri të veçantë për këtë konkurrim në Gjermani. Që nga viti 2000, I vetmi lojtar që ka shënuar më shumë ka qenë Srgjan Lakiç. Natyrisht, vështirë që Kejn të arrijë rekordin e Mesit me 73 rrjeta në një sezon, 21 më shumë sesa ai, ndërsa sulmuesi I Bajernit ka në dispozicion 7 deri në 8 sfida për t’ia dalë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Bundesliga është sërish bavareze/ Bayern fiton titullin kampion katër javë përpara përfundimit Real: Fajin e ka arbitri/ Protesta të ashpra madrilene pas eliminimit në Champions Bayern “vret” mbretin/ Bavarezët kalojnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Lini një Përgjigje