Shkodër/ Arrestohet Ndoc Maçaj, autori i dyshuar i vrasjes së 61-vjeçarit vetëdorëzohet në polici

Policia e Shkodrës ka arrestuar sot Ndoc Maçajn, i dyshuar si autor i vrasjes së 61-vjeçarit Piro Prroni, ngjarje e ndodhur rreth orës 20:00 dje, në fshatin Abat të Shalës. Nga hetimet paraprake dyshohet se Maçaj ka qëlluar me armë zjarri viktimën, ndërsa motivet e krimit mbeten ende të paqarta. Pas krimit, shërbimet e policisë organizuan një operacion në terren që sot çoi në prangosjen e tij. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar provat ligjore në lidhje me autorin e dyshuar.

Lini një Përgjigje