Pikat kryesore
- Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.
- Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.
- Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.
U treguan të shkëlqyer. Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola. Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti. Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan. Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës. Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull. Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit. U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.