Pikat kryesore
- Gara për çmimin “Puskas”, për golin më të bukur të vitit në futbollin botëror mund të quhet që tani e mbyllur.
- Driss El Jabali realizoi golin e vitit dhe ndoshta të jetës në ndeshjen e kampionatit maroken.
- “Rabona” e tij ishte spektakolare dhe në të njëjtën kohë vendimtare, pasi i dhuroi skuadrës së MAS Fez fitoren 1-0 kundër Ëydad.
Gara për çmimin “Puskas”, për golin më të bukur të vitit në futbollin botëror mund të quhet që tani e mbyllur. Driss El Jabali realizoi golin e vitit dhe ndoshta të jetës në ndeshjen e kampionatit maroken. “Rabona” e tij ishte spektakolare dhe në të njëjtën kohë vendimtare, pasi i dhuroi skuadrës së MAS Fez fitoren 1-0 kundër Ëydad. Ai që e bën më të jashtëzakonshëm është fakti që El Jabali nuk është sulmues dhe as mesfushor. Ai zakonisht luan si qendërmbrojtës ose mbrojtës i djathtë, dhe ky ishte goli i tij i parë në tre sezonet e fundit me MAS Fez. Për këtë arsye, golat nuk bëjnë pjesë në repertorin e tij sportiv. Por sido që të shkojë deri në fund të karrierës, El Jabali ka se me çfarë t’i krenohet fëmijëve të tij. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Uzuni, pa fat në Amerikë/ Sulmuesit kuqezi i anulohet gol i bukur në Ligën Profesioniste Moti i keq godet Marokun, viktima e të zhdukur/ Mbi 150 000 njerëz evakuohen nga banesat e tyre “Muçi gol”, një mbrëmje magjike/ Futbollisti i Kombëtares realizon një tjetër gol spektakolar