Pikat kryesore
- Interi ka qenë skuadra më e mirë në Itali që kur ia doli të merrte titullin me Antonio Konten në 2021, veçse tifozët I ka zhgënjyer kaq shumë herë.
- Fitorja spektakolare 4-3 në fushën e Komos, e stilit të një ndeshjeje në Angli apo Gjermani, bëri që zikaltërit të shkëputen në 9 pikë nga rivalët, të cilët duken të dorëzuar.
- Edhe më shumë sesa suksesi, flet arritja e tij me përmbysje, madje pasi Komo vendase kryesoi 2-0 në fundin e pjesës së parë.
E pamundur të refuzohet këtë herë. Interi ka qenë skuadra më e mirë në Itali që kur ia doli të merrte titullin me Antonio Konten në 2021, veçse tifozët I ka zhgënjyer kaq shumë herë. Duket se nuk do të jetë më kështu. Fitorja spektakolare 4-3 në fushën e Komos, e stilit të një ndeshjeje në Angli apo Gjermani, bëri që zikaltërit të shkëputen në 9 pikë nga rivalët, të cilët duken të dorëzuar. Edhe më shumë sesa suksesi, flet arritja e tij me përmbysje, madje pasi Komo vendase kryesoi 2-0 në fundin e pjesës së parë. Trajneri Kristian Kivu, një rumun dhe një pasardhës mesa duket i denjë i legjendave Luçesku e Jordanesku, I ka dhënë ekipit një karakter të fortë, siç e ka pasur edhe vetë kur ishte në fushë. Dy lojtarë shënuan nga dy gola, Markus Turam dhe Denzel Damfris, dhe rezultati shkoi në 4-2 për miqtë, madje me katër rrjeta në vetëm 27 minuta. Nuk vlejtën për “Hirushen” e Serisë A golat nga Aleks Vaje, Niko Paz dhe Da Kunja me penallti. Fitorja ishte e merituar, por edhe e vështirë në derbin e vogël lombard, pasi vendasit bënë plot 23 goditje ndaj 8 të miqve dhe mbajtën topin 59 për qind të kohës. “La Gazeta delo Sport” ia jep vendin kryesor Janik Sinerit që u kthye numri 1 I botës në tenis, ndërsa për zikaltërit komenton: Titulli në horizont! Inter me përmbysje të madhe në Komo! E njëjta logjikë nga “Il Korriere delo Sport” që e quan fitoren e Sinerit, “Botërori ynë”! Seria A ka një kënd të vogël poshtë: Inter, titulli në xhep! Shkëputja e zikaltërve u ndihmua edhe nga gabimet e rivalëve. Napoli ngeci në stadiumin “Tardini” të Parmës në barazim 1-1, një ditë pasi Milani pësoi disfatën e turpshme 0-3 në fushën e vet ndaj Udinezes. Inter kryeson Serinë A me 75 pikë ndaj 66 të Napolit e 63 të Milanit, kur duhen edhe 6 javë deri në përfundim. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Asllani nuk “bind” Besiktas/ Mesfushori i Kombëtares pritet të rikthehet tek Inter në verë Lautaro afron titullin/ Inter triumfon thellë falë kapitenit, Roma dorëzohet në Milano Inter ka humbur “rrugën”/ Zikaltërit ndalen nga Fiorentina në Serinë A, krizë e plotë