Selin shpërthen në lot e vetmuar në lavanderi pas eliminimit të Gimbos! ()

Selin shpërthen në lot e vetmuar në lavanderi pas eliminimit të Gimbos! ()

Pikat kryesore

  • Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ishte plot emocione të forta, sidomos pas eliminimit të papritur të Dj Gimbo.
  • Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë po përpiqet të rikthehet në normalitet dhe të vazhdojë lojën, duket se largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh tek njëra prej banoreve, e cila nuk e ka fshehur dot mërzinë.
  • Në një video që po bën xhiron e rrjetit së fundmi, Selin shfaqet në një moment mjaft të ndjeshëm.

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” ishte plot emocione të forta, sidomos pas eliminimit të papritur të Dj Gimbo. Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë po përpiqet të rikthehet në normalitet dhe të vazhdojë lojën, duket se largimi i tij ka lënë një boshllëk të madh tek njëra prej banoreve, e cila nuk e ka fshehur dot mërzinë. Në një video që po bën xhiron e rrjetit së fundmi, Selin shfaqet në një moment mjaft të ndjeshëm. E tërhequr nga zhurma dhe dinamikat e banorëve të tjerë, ajo është filmuar e vetme në ambientet e lavanderisë teksa përpiqet të fshehë faktin që po loton. Kujtojmë se menjëherë pas eliminimit, kur u pyet se kush dëshironte ta fitonte formatin, ai zgjodhi pikërisht atë. Duke e cilësuar si “çika jeme”, ai i uroi fitoren dhe e mbështeti publikisht. Këto pamje të sotme vërtetojnë se miqësia mes tyre ka qenë e fortë dhe e sinqertë, dhe se loja e Selinës do të jetë disi më e vështirë pa mbështetjen e tij aty brenda.

Lini një Përgjigje