Gogu: PS mbështet ndryshimet në Kodin Penal, amnistia së shpejti në Parlament

Gogu: PS mbështet ndryshimet në Kodin Penal, amnistia së shpejti në Parlament

Ministri i drejtësisë Toni Gogu, nga Korça ku zhvilloi një takim me juristët e qytetit u shpreh se Partia Socialiste do vijojë te mbështetë ndryshimet në kodin e procedurës penale qe ndalojnë pezullimin e ministrave të kabinetit qeveritar. Gogu po ashtu ka shtuar se amnistia në burgje e cila ka marrë dritën jeshile në qeveri do kalojë për diskutime brenda pak kohësh në parlament dhe më pas do të kryhet implementimi i plotë i saj Pyetur nga gazetarët lidhur me pretendimet për lirimin e Erion Veliajt dhe favorizimin e tij të mundshëm brenda në burg, Gogu e ka shmangur si pyetje, duke treguar se drejtorët e burgjeve bashkë me të janë vetëm shërbyes të ligjit dhe të asnjë individi në veçanti.

Lini një Përgjigje