Dinamikat e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 kanë ndezur debate të forta jo vetëm mes banorëve, por edhe në studion e spektaklit.
Aludimet e opinionistëve për një afrimitet të mundshëm mes Juela dhe Rogerti nuk janë pritur aspak mirë nga reperi i njohur G Bani, i cili ka reaguar ashpër publikisht.
Përmes një postimi në Instastory, ku publikoi një foto të opinionistit Arbër Hajdari gjatë transmetimit “Live”, G Bani i doli në mbrojtje Juelës, duke akuzuar studion për sulme të padrejta ndaj saj. Ai u shpreh i revoltuar që, sipas tij, asaj nuk po i jepet hapësira e duhur për të mbrojtur veten përballë këtyre komenteve.
Reperi hodhi poshtë kategorikisht çdo zë për një lidhje të mundshme mes Juela dhe Rogerti, duke e cilësuar gjithë situatën si të ekzagjeruar. Ai e mbylli reagimin me një koment ironik dhe thumbues drejtuar studiove televizive:
“Kujdes mos të putheni ju në studio me njani tjetrin, se Juela nuk ka dhan shenja të tilla dhe as Rogerti.”
Ky reagim ka shtuar edhe më shumë tensionin rreth kësaj dinamike, duke e kthyer në një nga temat më të diskutuara të momentit për ndjekësit e Big Brother VIP Albania 5.