Pas ndarjes, Ina Aderi thyen heshtjen me një mesazh për Kejsin

Pas ndarjes, Ina Aderi thyen heshtjen me një mesazh për Kejsin

Pikat kryesore

  • Ajo u ndal tek emocionet e lojës, por edhe tek aludimet që kanë qarkulluar për raportin e saj me Kejsin.
  • Pak ditë më parë, Keijsi deklaroi publikisht se lidhja mes tyre ka përfunduar, duke ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale.
  • Situata u bë edhe më e komentuar pas një videoje ku ai shihej duke i bërë foto Inës në studion e “Big Brother Fan Club”, çka shtoi dyshimet për natyrën e raportit të tyre aktual.

Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në reality show dhe për jetën personale pas daljes nga shtëpia, gjatë një interviste në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Ajo u ndal tek emocionet e lojës, por edhe tek aludimet që kanë qarkulluar për raportin e saj me Kejsin. Pak ditë më parë, Keijsi deklaroi publikisht se lidhja mes tyre ka përfunduar, duke ngjallur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale. Situata u bë edhe më e komentuar pas një videoje ku ai shihej duke i bërë foto Inës në studion e “Big Brother Fan Club”, çka shtoi dyshimet për natyrën e raportit të tyre aktual. E pyetur për këtë çështje, Ina nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e marrëdhënies, por zgjodhi të shprehet me një mesazh mirënjohjeje, duke lënë hapësirë për interpretime. “ Faleminderit shumë për çdo grimcë fryme, energjie dhe mbështetje që ka dhënë për mua brenda dhe jashtë programit ,” u shpreh ajo, duke theksuar respektin dhe vlerësimin për gjithçka të përjetuar mes tyre.

Lini një Përgjigje