Pikat kryesore
- Me burime të dyshuara kriminale, sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare me vlerë 3 milionë euro.
- Sekuestrohet pasuri me vlerë 3 milionë euro, që i përkasin noteres 35-vjeçare Sanja Telhallari.
- Policia e Shtetit bënë me dije se janë sekuestruar 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.
Me burime të dyshuara kriminale, sekuestrohen pasuri dhe llogari bankare me vlerë 3 milionë euro. I përkasin… Sekuestrohet pasuri me vlerë 3 milionë euro, që i përkasin noteres 35-vjeçare Sanja Telhallari. Policia e Shtetit bënë me dije se janë sekuestruar 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje. NJOFTIMI I POLICISE Tiranë/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”. Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere. Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje. Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga Sanja Telhallari, 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”. Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. loading…