Noterja e luksit” Sanja Telhallari në pranga financiare! Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri, 13 prona dhe 5 llogari bankare 💶

Një tjetër emër i njohur nga jeta mondane shqiptare ka përfunduar në qendër të hetimeve për pasuri të dyshuara!

Prokuroria e Tiranës ka goditur me operacionin e koduar “Nënshkrimi” noteren Sanja Telhallari, duke sekuestruar pasuri që kapin vlerën e 3 milionë eurove.

Sipas burimeve, janë 13 prona të paluajtshme dhe 5 llogari bankare që i përkasin noterës 35-vjeçare, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash.

Prona luksoze, bizhuteri të shtrenjta, orë “high class” dhe shpenzime marramendëse janë pjesë e dosjes që ka vënë në lëvizje strukturat e hetimit financiar.

Në dokumentet e hetimit thuhet se pasuritë janë regjistruar në emra të tjerë, për të shmangur kontrollin e autoriteteve. Megjithatë, hetuesit kanë mundur të lidhin çdo pronë me noteren, e cila prej muajsh ka qenë nën vëzhgim.

Operacioni është finalizuar nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, i cili po ndjek gjurmët e çdo transaksioni të dyshuar.

Burime të sigurta thonë se hetimet janë në vijim, dhe se pritet të zbulohen edhe pasuri të tjera të fshehura të noterës që është bërë e njohur për jetën luksoze dhe shpenzimet marramendëse.

Vetëm pak muaj më parë, Sanja u përmend në media për blerjet e saj të shtrenjta në “Rolling Hills”, ku raportohet se kishte paguar afro gjysmë milioni euro cash për sende luksoze dhe bizhuteri.

Ndërkohë, opinioni publik është tronditur nga shuma e madhe e sekuestruar, teksa shumë e cilësojnë tashmë si “Noterja e luksit dhe e krimit financiar”.

Lini një Përgjigje