Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin…

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin…

Pikat kryesore

  • Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji u shpreh kritik ndaj lidershipit të selisë blu, teksa shtroi pyetjen se cila është arsyeja që po mban protestat kombëtare.
  • Salianji thotë se është e papranueshme që sot të flitet për molotovët, ndërkohë që PD do të duhej që të komentonte sulmet e vazhdueshme të kryeministrit ndaj drejtësisë, lidhur me çështjen e Belinda Ballukut.
  • “Jam krenar për çdo protestues që del në shesh kundër qeverisë.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinji u shpreh kritik ndaj lidershipit të selisë blu, teksa shtroi pyetjen se cila është arsyeja që po mban protestat kombëtare. I ftuar në emisionin “Oponencë” në News 24, ish deputeti theksoi se strategjia që po ndjek PD është e gabuar, duke shtuar se do të duhej të kishte dalë në shesh që në muajin maj, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare, dhe jo në janar. Salianji thotë se është e papranueshme që sot të flitet për molotovët, ndërkohë që PD do të duhej që të komentonte sulmet e vazhdueshme të kryeministrit ndaj drejtësisë, lidhur me çështjen e Belinda Ballukut. “Jam krenar për çdo protestues që del në shesh kundër qeverisë. Nga ana tjetër mua s’më vjen mirë, prandaj kam nisur një lëvizje s lidershipi i PD nuk është i qartë në atë që kërkon. Këtë që po thoni sot, fatkeqësisht, shpresoj të mos jetë e qëllimshme, i shërben Edi Ramës. Sepse PD duhet të bënte ose revoltë pa fjalime dhe të linte qytetarët vetë ose duhet të flitej sepse sot nga diskutimi që Rama i bën drejtësisë, flasim për molotovë. E patë që ndërkohë që ndodhi kjo, shumë njerëz e ndjejnë te vetja e vet si formë reagimi revoltën nga shtëpia se si po na vjedhin. Sot lidershipi i PD pasi tha për 3 muaj se me Ramën nuk ulemi më, ishte palë që përfaqësuesi i PD dhe i PS ishin këtu të dy ngjitur. Nuk është me buton revolta.”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje