“Një përshëndetje të përzemërt nga selia e Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Europës, ku jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros.
Ditë të mbarë të gjithëve”, tha Berisha, i cili shfaqet në një podium të vendosur në sallonin hyrës të godinës e që përdoret për deklarata personale të anëtarëve të Asamblesë.
Sali Berisha, është anëtar zëvendësues në delegacionin e parlamentit shqiptar pranë Asamblesë.