Mikel Ndoj: Merr fund arratia/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares.…

Mikel Ndoj: Merr fund arratia/ Plagosi me thikë vajzën, arrestohet babai i 24-vjeçares.…

Pikat kryesore

  • Dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës mëngjesin e së hënës në Durrës, në një ngjarje të rëndë të ndodhur në lagjen nr.
  • Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Mikel Ndoj, 56 vjeç, ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, në rrethana ende të paqarta.
  • M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë për të ndalur autorin.

Dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës mëngjesin e së hënës në Durrës, në një ngjarje të rëndë të ndodhur në lagjen nr. 12 të qytetit bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetasi Mikel Ndoj, 56 vjeç, ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, në rrethana ende të paqarta. Gjatë konfliktit ka mbetur i plagosur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë për të ndalur autorin. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se autori është arrestuar, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje