Pikat kryesore
- Por, pak para bisedimeve, Putini i akuzoi qeveritë evropiane se po përpiqen ta pengojnë paqen dhe paralajmëroi se, nëse Evropa dëshiron ta nisë një luftë me Rusinë, atëherë Moska është e gatshme të luftojë.
- Yury Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme, u tha gazetarëve pas takimit në Kremlin se “nuk jemi as më afër, por as më larg” arritjes së paqes.
- “Ne nuk shtjelluam formulime të veçanta që kishin përgatitur amerikanët, por thelbin e mesazhit.
Rusia thotë se takimi “domethënës” me SHBA-në për paqe në Ukrainë mbaroi “pa përparim” Një delegacion amerikan, i kryesuar nga i dërguari i posaçëm Steve Witkoff, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ndihmësit e tij për gati pesë orë në Kremlin më 2 dhjetor, për bisedime mbi një propozim për t’i dhënë fund pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Në një ditë përpjekjesh intensive diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk ka pasur “kurrë” mundësi më të mirë se tani për ta arritur një marrëveshje. Por, pak para bisedimeve, Putini i akuzoi qeveritë evropiane se po përpiqen ta pengojnë paqen dhe paralajmëroi se, nëse Evropa dëshiron ta nisë një luftë me Rusinë, atëherë Moska është e gatshme të luftojë. Yury Ushakov, këshilltar i Putinit për politikën e jashtme, u tha gazetarëve pas takimit në Kremlin se “nuk jemi as më afër, por as më larg” arritjes së paqes. “Ne nuk shtjelluam formulime të veçanta që kishin përgatitur amerikanët, por thelbin e mesazhit. Disa gjëra na përshtaten. Disa u pritën me kritika nga ne”, tha Ushakov, duke theksuar se çështjet territoriale ishin pikë veçanërisht problematike. “Ne nuk shohim ndonjë mundësi për zgjidhjen e krizës së Ukrainës pa adresuar çështjet territoriale. Për të shënuar përparim të mirëfilltë, ka ardhur koha që si Moska ashtu edhe Uashingtoni të fillojnë të punojnë seriozisht”, shtoi ai. Witkoff nuk komentoi duke u larguar nga takimi drejt Ambasadës së SHBA-së në Moskë. Witkoff dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, fluturuan për në Moskë më 2 dhjetor për t’u takuar Putinin dhe negociatorët rusë pas një propozimi fillestar 28-pikësh nga SHBA-ja. Qeveritë evropiane gjithashtu kishin paraqitur ndryshime dhe një kundërpropozim për planin e draftit, duke synuar të hiqnin ose zbutnin dispozitat që sipas tyre cenonin sovranitetin e Ukrainës. Por, Moska i ka hedhur poshtë këto ndryshime evropiane menjëherë dhe Ushakov tha se Putini “pa dyshim paraqiti vlerësimin e tij për rolin pengues që evropianët po e luajnë në procesin e paqes”. Duke folur para takimit të tij me Witkoff dhe Kushner, Putin tha se Rusia është e gatshme t’i përfshijë shtetet evropiane në bisedime, në qoftë se ato e njohin atë që ai e quajti “realitetet në fushën e betejës” në Ukrainë. Duke folur para takimit të tij me Witkoff dhe Kushner, Putin tha se Rusia është e gatshme t’i përfshijë shtetet evropiane në bisedime, në qoftë se ato e njohin atë që ai e quajti “realitetet në fushën e betejës” në Ukrainë. “Ne nuk kemi asnjë qëllim ta luftojmë Evropën, e kam thënë këtë 100 herë”, tha Putin. “Por, nëse Evropa dëshiron të luftojë përsëri dhe e fillon luftën, atëherë ne jemi të gatshëm për atë menjëherë”. Bashkimi Evropian ka thënë disa herë se nuk do ta pranojë një rishikim të dhunshëm të kufijve të Evropës dhe se vetëm Ukraina mund të vendosë për të ardhmen e territorit të saj. Putin vazhdon të ngulë këmbë se Ukraina duhet t’ia dorëzojë Rusisë rajonin lindor të Donbasit për të siguruar paqen, duke përfshirë zonat që ushtria ruse nuk ka arritur t’i pushtojë në më shumë se tri vjet e gjysmë lufte. Kievi nuk i pranon këto kushte dhe i ka kundërshtuar përpjekjet e Moskës për t’i kufizuar shpresat e Ukrainës drejt anëtarësimit në NATO, për të vendosur kufij për madhësinë e forcave të saj të armatosura. “Tani, më shumë se kurrë, ka mundësi për ta ndalur këtë luftë”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp në Dublin, pas takimit me kryeministrin irlandez, Micheal Martin, më 2 dhjetor. “Detyra jonë e përbashkët është të ndalim luftën, jo vetëm të arrijmë ndërprerjen e armiqësive. Kërkohet paqe e dinjitetshme. Për ta arritur këtë vërtet, të gjithë duhet të jenë në anën e paqes”, shtoi ai. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke komentuar bisedimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë, tha: “Kemi bërë përparime, por ende nuk kemi arritur aty ku duhet”.