Pikat kryesore
- Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit mars u realizuan mbi 39 mijë transaksione me vlerë 593 milionë euro.
- Në krahasim me muajt e parë të këtij viti rritja rezulton se është e konsiderueshme.
- Ndërkohë në tre muaj vlera e transaksioneve në monedhën europiane rezulton se është 1.5 miliardë euro.
Shtohen transaksionet në euro në ekonominë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit mars u realizuan mbi 39 mijë transaksione me vlerë 593 milionë euro. Në krahasim me muajt e parë të këtij viti rritja rezulton se është e konsiderueshme. Ndërkohë në tre muaj vlera e transaksioneve në monedhën europiane rezulton se është 1.5 miliardë euro. Rritja e numrit të transaksioneve në vlerë dhe në numër tregon se bizneset dhe qytetarët po përdorin më shumë sistemet bankare për lëvizje parash duke shmangur Cash-in çka ndikon në uljen e informalitetin në ekonomi Por gjithashtu kjo justifikon dobësimin e euros në tregun shqiptar dhe revanshin e lekut. Zyrtarisht shtimi i fluksit të euros lidhet me fluksin turistik, remitancat por edhe investimet sidomos në blerjen e pasurive të paluajtshme. Aktualisht euro po këmbehet me rreth 95 lekë ose niveli më i ulët i regjistruar përgjatë gjithë vitit. Pavarësisht se Banka e Shqipërisë ka rritur rezervën valutore duket se kjo nuk ka dhënë efekte në kursin e këmbimit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2025, përmes AIPS–EURO u transferuan mbi 6.3 miliardë euro, nga rreth 5.2 miliardë euro në 2024. Nëse bëjmë një krahasim të shifrave me vitin 2022 vlera e pagesave rezulton se është rritur me rreth 50% fakt ky që tregon se qarkullimi i monedhës europiane ka vijuar të shënoj rekord në ekonominë shqiptare. TRASAKSIONET NE EURO Mars 2026 593 milionë euro Shkurt 2026 494.3 milionë euro Janar 2026 480.9 milionë euro Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!