Pikat kryesore
- Pas kontrolleve për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit, 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia, janë vënë në pranga.
- Ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë.
- Gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara.
Pas kontrolleve për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit, 6 shtetas kinezë dhe 1 shtetase nga Bjellorusia, janë vënë në pranga. Ndërsa gjatë operacionit janë sekuestruar 6 dokumente false dhe një sasi mallrash kontrabandë. Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave, kryer në bashkëpunim”, shtetasit 29 vjeç, 66 vjeç, 52 vjeç, 45 vjeç, 38 vjeç dhe shtetasja 43 vjeçe, të gjithë shtetas kinezë. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara. Nga ekzaminimi në laborator, pasaportat rezultuan të falsifikuara. Po ashtu, gjatë kontrollit të dokumentacionit në hyrje, shtetasja 45 vjeçe, me shtetësi bjelloruse, e cila udhëtonte në itinerarin Treviso–Tiranë, në intervistimin nga punonjësi i Policisë ka qenë dyshuese për qëllimin e udhëtimit në Republikën e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka kaluar për kontroll në vijën e dytë. Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, kësaj shtetasje, iu gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash për qëllime estetike (botox dhe fillera), për të cilat kërkohen kushte të veçanta për transport, si dhe licencë e posaçme posedimi dhe përdorimi, të cilat kjo shtetase nuk i dispononte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Mallra kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 42-vjeçari, në pranga edhe një doganier Shiste online mallra të kontrabanduara, arrestohet 26-vjeçari në Gjirokastër Mallra kontrabandë me vlerë 40 mijë euro në Tiranë/ Goditet rasti, pranga transportuesit