Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i…

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i…

Pikat kryesore

  • Segmenti i rrugës Librazhd–Prrenjas te “Arrat e Gurrës”, i dëmtuar nga rrëshqitja e dheut muajin e kaluar, është rikthyer plotësisht në funksion.
  • Pas përfundimit të punimeve për stabilizimin e terrenit, ky aks rrugor është asfaltuar tashmë.
  • Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ndërhyrja ka rikthyer qarkullimin normal për të gjithë përdoruesit, duke garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrugës.

Segmenti i rrugës Librazhd–Prrenjas te “Arrat e Gurrës”, i dëmtuar nga rrëshqitja e dheut muajin e kaluar, është rikthyer plotësisht në funksion. Pas përfundimit të punimeve për stabilizimin e terrenit, ky aks rrugor është asfaltuar tashmë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njoftoi se ndërhyrja ka rikthyer qarkullimin normal për të gjithë përdoruesit, duke garantuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rrugës. Kujtojmë se poshtë këtij aksi, do të ndërtohet një rrugë e re 1.3 kilometra e gjatë me dy korsi, e cila zgjidh përfundimisht qarkullimin në segmentin që u kthye në shqetësim kombëtar.

Lini një Përgjigje