Babai i Selin reagon në “Fan Club”: “I qëndroj fjalëve për Mirin deri në vdekje”
Debatet që kanë lindur rreth marrëdhënies mes banorëve në Big Brother VIP Albania vazhdojnë të shkaktojnë reagime edhe jashtë shtëpisë. Së fundmi, në një lidhje telefonike në emisionin Big Brother VIP Fan Club, ka reaguar babai i Selinës, duke komentuar lojën e vajzës së tij dhe situatat e krijuara në shtëpi.
I pyetur nga moderatorja Kiara Tito nëse i qëndron ende deklaratave të bëra më parë për Miri Ylli, ai u shpreh se nuk është penduar aspak për fjalët e tij dhe se vazhdon t’u qëndrojë atyre.
“Unë në këto momente ndodhem si kokrra e mollës, ashtu si ka thënë edhe vajza ime. Jam në Afrikë të Jugut. Unë jam shumë mirë dhe mund të bëjmë edhe një video call që ta shikoni sa mirë jam,” tha ai në fillim të reagimit.
Duke folur për deklaratat e tij ndaj Mirit, ai u shpreh se nuk ka asnjë pendesë për atë që ka thënë.
“Për deklaratën që kam bërë për Mirin, nuk jam pishman zero. I qëndroj fjalëve të mia deri në vdekje,” u shpreh ai.
Babai i Selinës shtoi se vajza e tij është treguar e ndershme dhe e besës gjatë qëndrimit në shtëpi, duke theksuar se ajo nuk e kishte nominuar Mirin për një kohë të gjatë për shkak të premtimit që i kishte dhënë në fillim të programit.
“Selin është njeri i besës dhe në asnjë moment nuk e nominoi Mirin deri sa e pa si është e vërteta. Edhe për besën që i dha atij në fillim të programit, e ka mbajtur deri në fund, derisa e kuptoi që e ka keqpërdorur atë besë,” u shpreh ai.
Në fund të reagimit të tij, ai theksoi se nuk dëshiron të flasë më për Mirin, duke shtuar se është shumë krenar për vajzën e tij.
“Mos më bëni më pyetje për atë, e kam neveri, nuk dua të flas më dhe t’i jap vlera më atij. Unë jam shumë krenar për vajzën time, e kam mbretëreshë,” përfundoi ai.