Pikat kryesore
- REZULTATET/ Përfundon numërimi në Kosovë, LVV fiton thellë, kryeson me rreth 50% të votave.
- PDK forcë e dytë, LDK e treta Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
- Ndërsa janë numëruar mbi 97% të votave, LVV ka marrë 49,72% të votave.
REZULTATET/ Përfundon numërimi në Kosovë, LVV fiton thellë, kryeson me rreth 50% të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore të thellë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Ndërsa janë numëruar mbi 97% të votave, LVV ka marrë 49,72% të votave. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet në faqen zyrtare; LVV ka marrë 49,72% të votave, PDK 21,19%, LDK 13,74 % dhe AAK 5,74%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës AAK ka marrë në këto zgjedhje 5,73 % ose 48, 630 vota. Ndërsa Lista Srpska ka marrë sipas KQZ 3,86 %. Partia Nisma Socialdemokrate ka marrë 1,71 % ose 14, 545 vota. Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit u zhvillua në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave nga KQZ në Kosovë, pjesëmarrja në zgjedhje është 45 për qind. loading…