Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i…

Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat, hyn sot në funksion të plotë Sistemi Evropian i…

Pikat kryesore

  • Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.
  • Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.
  • Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike.

Lajmin e bëri dje të ditur, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ku thekson se ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen. Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen. Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme dhe në gjendje të mirë fizike. Nuk kërkohet aplikim paraprak për EES; regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar. Sistemi nuk ndryshon rregullin ekzistues të qëndrimit: maksimumi 90 ditë në çdo periudhë 180-ditore. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme rekomandon që qytetarët të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë në konsideratë kohën shtesë të nevojshme për kontrollet kufitare. Për informacione të mëtejshme, qytetarët mund të konsultojnë faqen zyrtare të Bashkimit Evropian për EES: https://travel-europe.europa.eu/ees

Lini një Përgjigje