Klisman Kadiu nga kabineti i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimit, ka reaguar sërish lidhur me raportimin e mediumit zviceran NZZ për “takime diskrete” mes pales kosovare dhe asaj serbe në Zvicër. Kadiu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se Bislimi s’ka pasur takim të fshehtë “as kurrfarë takimi” me Marko Gjuriq, teksa ka pretenduar se artikulli i NZZ është shtrembëruar. “Gazeta NZZ shkruan se zëvendëskryeministri Bislimi dhe Gjuriq kanë qenë ndër personazhet që kanë marrë pjesë në takime të organizuara nga MPJ e Zvicrës dhe organizata amerikane CIG, por JO se kanë qenë prezent në të njëjtin takim ose që janë takuar bashkë. Kujtojmë se këto takime të procesit të dialogut për të lehtësuar procesin, organizohen që mbi 10 vite tashmë, e siç sqaroi sot dhe MPJ e Zvicrës, ato nuk janë sekrete, siç u portretizuan në portale gjatë ditës”, thotë Kadiu. Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, Rixos Premium Dubrovnik 2 netë Çmimi: nga 159 € për person Shërbimi: Half Board Në çmim përfshihet: Akomodimi në hotel luksoz Mëngjesi Darka Pishina e 01/06/2026 20:00 Kryetari i Dragashit i drejtohet qytetarëve: Mobilizohuni dhe keni kujdes të shtuar 01/06/2026 19:55 Përmbytje në Lezhë dhe Kurbin, 150 banesa të rrethuara nga uji 01/06/2026 19:45 Numërohen mbi 50% e votave të personave me nevoja të veçanta, kush po prin
Reagojnë sërish nga kabineti i Bislimit: S’ka pasë kurrfarë takimi me Gjuriqin