Pikat kryesore
- Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë sot në mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.
- Kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në ujëra të thella.
- Mendohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, çka ka bërë që të dalë në zona më të cekëta.
Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë sot në mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Peshkaqeni, me gjatësi rreth 1.3 metra dhe peshë 35 kilogramë, është transportuar menjëherë në Qendrën e Peshkimit në Radhimë, ku pritet që biologët ta vlerësojnë, të kryejnë matjet e nevojshme dhe më pas ta lirojnë përsëri në det. Kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në ujëra të thella. Mendohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, çka ka bërë që të dalë në zona më të cekëta. Sipas specialistëve, ky lloj peshkaqeni nuk konsiderohet i rrezikshëm për njerëzit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar/ Procedohet 44-vjeçari në Kakavijë, sekuestrohen 42 mijë euro Francë, arrestohen tre persona të dyshuar për spiunazh për Rusinë Del fotoja e autorëve në Lushnjë/ Dy persona të maskuar kanë qëlluar drejt makinës së Julian Sulos