Pikat kryesore
- Sipas tij, kjo po ndodh në godinën e Kryeministrisë dhe në agjencitë e lidhura me Ballukun.
- “Lubi Balluku dhe Rama, me tendera infrastrukture, më rrugë të florinjta që shemben 3 muaj pas inaugurimit, si Qukës -Qafë Plloçë që u shemb edhe sot dhe do të shembet sërish.
- Përforcimi i skarpatës është kushti i të gjitha kushteve në ndërtimin e rrugëve, por këto nuk e kanë kryer.
“Qindra mln euro për ‘rrugë të florinjta’ që shemben në vetëm 3 muaj”/ Berisha: Në Kryeministri po fshihen provat për krimet e Ballukut dhe Ramës Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se vijon asgjësimi dhe manipulimi i provave dhe fakteve lidhur me krimet e kryera nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku dhe kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas tij, kjo po ndodh në godinën e Kryeministrisë dhe në agjencitë e lidhura me Ballukun. “Lubi Balluku dhe Rama, me tendera infrastrukture, më rrugë të florinjta që shemben 3 muaj pas inaugurimit, si Qukës -Qafë Plloçë që u shemb edhe sot dhe do të shembet sërish. Përforcimi i skarpatës është kushti i të gjitha kushteve në ndërtimin e rrugëve, por këto nuk e kanë kryer. Java nuk premton qetësim të motit, e gjendjes së jashtëzakonshme është domosdoshmëri. Jam këtu të denoncoj krimin që po ndodh në ndërtesën e Kryeministrisë dhe agjencitë që varen nga Balluku, me asgjësimin e provave të krimeve monstruoze të Ramës dhe Lubisë. Akt i pa shembullt. Rama tejkalon Maduron”, tha ai. loading…