Qeveri e re apo zgjedhje të reja? Kadrijaj: Nuk mendoj se VV i ka numrat

Qeveri e re apo zgjedhje të reja? Kadrijaj: Nuk mendoj se VV i ka numrat

Pikat kryesore

  • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar dje Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re, pasi ai u votua si mandatar për kryeministër nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje.
  • Megjithëse tha se nuk bën koalicion dhe se i ka votat e Kurtit, pra 56, Osmani tha se Konjufca e bindi se mund ta bëjë qeverinë.
  • Në anën tjetër, ish partitë opozitare kanë shprehur qëndrimet e tyre të pandryshuara, se nuk e votojnë Konjufcën e asnjë mandatar nga VV.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka mandatuar dje Glauk Konjufcën për të tentuar formimin e Qeverisë së re, pasi ai u votua si mandatar për kryeministër nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Megjithëse tha se nuk bën koalicion dhe se i ka votat e Kurtit, pra 56, Osmani tha se Konjufca e bindi se mund ta bëjë qeverinë. Në anën tjetër, ish partitë opozitare kanë shprehur qëndrimet e tyre të pandryshuara, se nuk e votojnë Konjufcën e asnjë mandatar nga VV. Sipas tyre, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe se e gjithë kjo është lojë e Kurtit për të fituar kohë. Lidhur me atë se a do t’i bëjë numrat Konjufca apo vendi do të shkojë në zgjedhje, për ka folur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj. Ajo tha se nuk beson se i kanë numrat. “Mendim personal, e duke parë se s’ka angazhim, nuk mendoj që i kanë numrat”, tha Kadrijaj. Mbetet të shihet nëse Konjufca do të arrijë t’i sigurojë edhe 5 vota, për t’i bërë 61, aq sa i nevojiten për t’u bërë kryeministër, apo vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./ Platforma më e madhe televizive dhe digjitale në vend, Artmotion, njofton me krenari zgjatjen e bashkëpunimit me National Basketball Në zemër të Suharekës – aty ku çdo gjë është afër. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 23:10 Muhaxheri për VV-në: Veç nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe 11/05/2025 23:03 Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon vdekjen e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë 11/05/2025 23:02 BE pritet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë

Lini një Përgjigje