Pikat kryesore
- Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i cili liroi Erion Velinë dhe anuloi zgjedhjet lokale në Tiranë, gjatë emisionit “Këndi i Kimit” në Tëvë1.
- Sipas Mehmetit, vendimi lidhet me frikën e kryeministrit Edi Rama nga humbja në zgjedhje.
- “Ne Shqipëri, si thonë, as qeni nuk e di se kë është pronar dhe nuk e di se kujt i shërben, e le më institucionet.
Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i cili liroi Erion Velinë dhe anuloi zgjedhjet lokale në Tiranë, gjatë emisionit “Këndi i Kimit” në Tëvë1. Sipas Mehmetit, vendimi lidhet me frikën e kryeministrit Edi Rama nga humbja në zgjedhje. “Ne Shqipëri, si thonë, as qeni nuk e di se kë është pronar dhe nuk e di se kujt i shërben, e le më institucionet. Kjo gjykatë, vendimi që mori për deputeten, është krejt irracionale dhe e pabesueshme, sepse arriti në atë që çdo gjë është e pa besueshme. Sot ju nuk e dini si ta trajtoni këtë, a si vendim që e ka kërkuar piktori (Edi Rama), shkaku se pa se nuk duhet të shkonte në zgjedhje, se ishte e rrezikshme për të, pasi doli me një kandidat qesharak dhe këta dolën me një kandidat shumë serioz. Ai e pa që ishte shumë rrezik dhe i angazhoi zotërinjtë atje në gjykatën Kushtetuese që ta lirojnë,” tha Mehmeti. Ai theksoi se ky vendim reflekton ndikimin politik mbi institucionet dhe sfidat e drejtësisë në Shqipëri. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 23:10 Muhaxheri për VV-në: Veç nëse kanë marrëveshje me Listën Serbe 11/05/2025 23:03 Ambasada e Kosovës në Shkup konfirmon vdekjen e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë 11/05/2025 23:02 BE pritet të shtrëngojë më tej rregullat e vizave për qytetarët rusë