Pse u larguan nga ekrani Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj? Regjisori tregon arsyen e fortë


Regjisori Eduart Grishaj ka folur për herë të parë mbi arsyen e shkëputjes së tij dhe Arbana Osmanit nga projektet televizive. Në një intervistë televizive, ai ka zbuluar se vendimi për t’u larguar ishte një zgjedhje e menduar mirë dhe jo një imponim nga faktorë të jashtëm.


“Kemi menduar të bëjmë pak pauzë. Pas shumë viteve që punojmë në televizion, e shohim që ka ardhur momenti të bëjmë diçka tonën, për qejf dhe dëshirë, ashtu siç ne e mendojmë,” – është shprehur Grishaj.


Ai theksoi se ky vendim nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë konflikti apo prishjeje marrëdhëniesh me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij.


“Kjo nuk ka të bëjë me të tjerë, pra pa pasur asgjë as me televizionin apo bashkëpunëtorët e tij,” – u shpreh regjisori.


Megjithatë, Grishaj nuk e ka përjashtuar një rikthim në ekran, duke lënë të hapur mundësinë që pas këtij projekti të fokusohet sërish në televizion.


“Gjithmonë jam munduar t’i miksoj gjërat e mia. Bëj televizion, duhet të bëj dhe film, e mbase pas këtij filmi mund të bëj televizion,” – ka shtuar ai.


Aktualisht, regjisori është i përqendruar tek premiera e filmit të tij “Pasaporta”, e cila do të shfaqet më 17 janar në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka lënë të kuptohet se pas një shkëputjeje të shkurtër, ky projekt do të vijojë edhe me një sezon të dytë.


Largimi i tyre nga ekrani ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e tyre në televizion, por për momentin, duket se fokusi i çiftit është të sjellin diçka të re dhe autentike për publikun.

Lini një Përgjigje