VIDEO | Arsida çon në gjyq G-Banin: “Do ta ndjek në rrugë ligjore në BE!”

Arsida ka vendosur të ndjekë ligjërisht G-Banin për konfliktin mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ajo ka deklaruar se, duke qenë se të dy kanë nënshtetësi europiane, do ta çojë çështjen përpara gjykatave të Bashkimit Europian.

“Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Vëllait të Madh. Askush nuk mund të shkelë dinjitetin tim! Nëse ka kaq kurajo ta bëjë, atëherë le të ketë edhe kurajo të mbajë përgjegjësi para ligjit,” – është shprehur Arsida.

Ajo ka lënë gjithashtu një mundësi për të tërhequr padinë, por me kushte të qarta: “Jam e gatshme të tërhiqem nëse G-Bani më kërkon falje publike dhe largohet nga gara para televotimit. Në të kundërt, le të gjejë një avokat shumë të mirë, sepse do t’i duhet!”

Si do të reagojë G-Bani? A do të pranojë kërkesat e Arsidës apo do të përballet me të në rrugë ligjore?

Lini një Përgjigje