
Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Erjola Doci, ka reaguar me ironi pas përplasjes së fortë mes Egli Takos dhe Gerta Gixharit gjatë “Prime”-it . Përmes një Instastory, ajo ka lënë të kuptohet se debati i tyre ka qenë shumë më i ashpër sesa përplasjet që ajo ka pasur gjatë kohës që ishte në shtëpi.
“Me çfarë po shoh këtë Prime, ato shpërthimet e mia paskan qenë karamele,” – ka shkruar Erjola, duke shoqëruar mesazhin me një emoji.
Ky reagim është interpretuar si një thumbim ndaj situatës së krijuar, duke nënkuptuar se, në krahasim me këtë debat, tensionet e saj brenda shtëpisë dukeshin të parëndësishme.