
Gara e mbrëmshme në “Big Brother Albania VIP 4” përfundoi për Xum Allushin, i cili u eliminua nga shtëpia. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Xumi u shpreh hapur për marrëdhënien e tij me banoren Egli dhe për një foto që ka bërë xhiron e internetit, ku ai shihet së bashku me ish-partnerin e saj, aktorin Olsi Bylyku.
Sipas Xumit, fotoja është shkrepur para 9 vitesh dhe nuk ka asnjë lidhje me ndonjë marrëdhënie miqësore të tanishme mes tyre.
“Eglin e kam njohur nga jashtë, pasi kam dëgjuar këngët e saj. Me ish-partnerin e Eglit, s’kam miqësi. Ajo foto është shkrepur para 9 vitesh. U bë kohë e gjatë që s’kam kontakt me atë. E di që ka qenë ish-partnere e një kolegu, por jo e një shoku apo miku tim,” tha ai.
Xumi theksoi gjithashtu se nuk ka asgjë për të cilën është penduar nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP”. Ai tregoi se kishte një respekt të madh për Eglin dhe e vlerëson si një vajzë me shumë cilësi pozitive.
“Kam pasur respekt dhe mirënjohje të madhe për Eglin. Kam parë një vajzë me vlera. I kam thënë Eglit në sy: ‘Unë nuk jam i dashuruar me ty,’ por i kam shprehur që ndjej diçka për të,” përfundoi Xumi.