Besi dhe Xhensila zyrtarisht beqarë/ Zbardhet vendimi i gjykatës: Aktori duhet t’i paguajë këngëtares 1.5 mijë euro çdo muaj për fëmijët

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë zyrtarisht të divorcuar.

Gjykata e Tiranës ka vendosur që aktori i njohur t’i paguajë këngëtares 1,500 euro çdo muaj, ndërsa Myrtezaj do të kujdeset për rritjen dhe edukimin e dy fëmijëve të tyre, Ajka dhe Amen.

Kallaku ka të drejtë të marrë dhe të takojë fëmijët disa herë në muaj gjatë fundjavave, si dhe të kalojë 15 ditë pushime me ta në muajin gusht.

Pavarësisht zgjidhjes së martesës, arsyet e divorcit mbeten mister, ashtu si edhe burimi i rreth 10 milionë eurove pasuri që çifti dyshohet të zotërojë.

Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milion euro pranë Kopshtit Zoologjik, një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës.

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj hapi një klinikë dermoestetike pranë Liqenit të Thatë, e cila ka rezultuar një biznes mjaft i suksesshëm.

Lini një Përgjigje